Robet Cooper nuk e përfundon dialogun
Bruksel, 4 shtator - Nga tre protagonistët kryesorë të dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë (apo dialogut Beograd - Prishtinë siç e quan BE-ja) dy tashmë nuk janë formalisht në postin që kanë pasur deri me tash.
Ish-shefi i delegacionit të Serbisë Borko Stefanoviq është deputet në Kuvendin e Serbisë, ndërsa, siç kemi mësuar nga burimet e BE-së, Robet Cooper, tashmë është në pension, shkruan sot Koha Ditore.
Diplomati britanik Rober Cooper, i njohur si lehtësues në dialogun e deritashëm mes Kosovës dhe Serbisë, ka dalë në pension dhe nuk punon më formalisht si zyrtar i BE-së.
Është përfolur për ndonjë post të tij në Mianmar (Burma), megjithëse nga burimet e BE-së thuhet se ai është në pension dhe është larguar nga Brukseli.