22 Dhjetor 2024

Robertson: Vendet e Ballkanit Perëndimor për 10 vjet në NATO

Beograd, 12 mars - Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, ka vlerësuar se Ballkani Perëndimor, vazhdimisht përparon dhe është shprehur i bindur se të gjitha vendet e rajonit brenda dhjetë viteve do të jenë pjesë e NATO-s.

Ai në intervistën për “Zërin e Amerikës” ka thënë se nëse nuk do të ekzistonte kontesti greko-maqedonas, Maqedonia tashmë do të ishte pjesë e Aleancës.

Për hamendjen e Serbisë lidhur me bashkëpunimin me NATO-n, Robertsoni ka thënë se Serbia ka shumë për të ofruar.

“Serbia ka ekonomi të fuqishme dhe popull me karakter të fortë. Besoj se dëshiron të jetë pjesë e BE-së dhe nuk besoj se dëshiron të jetë në margjinat”, ka theksuar Robertsoni.

“Të gjithë fqinjët e Serbisë do të jenë anëtare të NATO-s dhe BE-së. Jam i bindur se për një periudhë prej dhjetë viteve të gjitha vendet e rajonit do të jenë anëtare të NATO-s”, ka shtuar Robertsoni.

Robertsoni ka bërë të ditur se Mali i Zi dëshiron të bëhet anëtar i NATO-s dhe ka shfaqur shpresë se edhe Serbia do të ketë aspirata të tilla.

“Sllovenia është pjesë e Aleancës, Bosnja me kalimin e kohës do ta arrijë të njëjtën, ndërsa Maqedonia me zgjidhjen e kontestit do të bëhet pjesë e Aleancës Veriatlantike. Atë që e realizuan këto vende është dëshmi për suksese të mëdha. Ajo që është rritur në këtë rajon duhet ta arrijmë edhe në vende tjera”, vlerësoi Robertsoni. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)