Robertson: Kosova është dhe gjithmonë do të mbetet një vend i veçantë për mua
Londër, 7 qershor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës që po i bënë Britanisë, ka takuar Lordin Robertson.
\"Takimi me Lordin George Robertson, është çdo herë i veçantë. Jo vetëm si mik dhe kontribues për çlirimin e Kosovës por edhe si personalitet i shquar në Britaninë e madhe, biseduam për mundësitë që së bashku të ftojmë në Kosovë investitorët nga Britania e Madhe. U dakorduam që është parësore të zhvillojmë ekonominë, të krijojmë një të ardhme të ndritshme për të rinjtë tanë në vendin tonë:, ka shkruar Veseli në facebook.
Sipas tij Lordi Robertson theksoi se Kosova është dhe gjithmonë do të mbetet një vend i veçantë për të, sepse ai, por edhe shumë të tjerë, investuan që gjerat e tmerrshme që po ndodhnin në vitin 1999, të ndaleshin dhe Kosova të pavarësohej.