13 Janar 2025

Roberts: Shkëmbimi i territoreve është zgjidhje e përhershme

Londër, 1 dhjetor - Ish-ambasadori i Britanisë në Beograd, Ivor Roberts, ka thënë se ndarja e Kosovës ose shkëmbimi i territoreve është zgjidhje e përhershme.

Në një intervistë për mediat serbe, ai ka thënë se do të ishte hipokrite që Serbisë t’i bllokohet rruga drejt Bashkimit Evropian para se të njohë pavarësinë e Kosovës, sepse atë nuk e kanë njohur as disa shtete të BE-së.

Roberts ka thënë se Marrëveshja e Brukselit është një gjë e mirë, porse zgjidhja e përhershme është vetëm ajo që është e dhimbshme për të dyja palët.

“Ajo, sipas mendimit tim, mund të arrihet me ndarjen e Kosovës, ndoshta edhe me shkëmbimin e territoreve të caktuara”, ka thënë Roberts për gazetën serbe “Politika”. /rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)