13 Janar 2025

Roberts pro ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

Londër, 2 janar - Ish ambsadori britanik në Serbi, Ivor Roberts ka deklaruar se angazhohet për një politikë më realiste dhe një realitet të ri politik në Ballkan, përkatësisht në raportet diplomatike.

Në këtë kuadër, ai prezanton një mendim ndryshe për kufijtë, duke deklaruar se ata janë të ndryshueshëm, përkatësisht, se korrigjimi i kufijve në Ballkan, mund ti kontirbuojnë paqes së përhershme.

“Aty ku kufijtë krijojnë ndjenjën e pasigurisë, jostabilitetit dhe dhunës, aty kufijtë nuk kanë ndonjë funksion të dobishëm”. Ivor në një intervistë për B92, ka theksuar se është për ndryshim kufijsh edhe mes Kosovës dhe Serbisë.

“Konsideroj se rajoni në veri të lumit Ibër, duhet ti kthehet Serbisë, e disa pjesë të territorit të Luginës së Preshevës ti kthehen Kosovës,” ndërsa shton se “është edhe për bashkim kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)