Robert Cooper javën e ardhshme viziton Serbinë
Sipas tij, Cooper do të bisedojë me përfaqësuesit serbë rreth përfaqësimit rajonal të Prishtinës.
Dy palët, sipas Stefanoviçit, nuk janë afër zgjidhjes përfundimtare për përfaqësim rajonal, që është edhe kusht për Serbinë për të fituar statusin e kandidatit evropian, në muajin mars.
Kosovaa dhe Serbia kanë nisur bisedimet për çështje teknike në mars të vitit të kaluar. Ato janë zhvilluar në raunde të caktuara në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE-së, Cooper.