Rinisin sërish protestat në Turqi
Ankara, 11 shtator - Qindra protestues janë përleshur me policinë në Turqinë juglindore pas funeralit të një protestuesi që ka vdekur në rrethana të paqarta.
Shpërthimi i dhunës në mes të protestuesve dhe policisë ka filluar të martën vetëm pak orë pasi protestuesi 22-vjeçar, Ahmet Atakan është varrosur.
Atakan ka vdekur në orët e para të mëngjesit të së martës në qytetin e Antakya, gjatë një demonstrate kundër trajtimit që i ka bërë policia protestave antiqeveritare gjatë verës.
Sidoqoftë, arsyeja e vërtetë e vdekjes së tij mbetët e pasqaruar. Lajmi për vdekjen e protestuesit ka nxitur protesta edhe në qytete të tjera turke. Policia në Stamboll ka shtënë me gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues që ishin mbledhur në qendër të qytetit.
Një valë e protestave të dhunshme dhe me raste edhe vdekjeprurëse që filluan për të kundërshtuar planin qeveritar për të ndërtuar një qendër tregtare në një park të Stambollit u përhapën në të gjithë Turqinë gjatë muajit qershor.