Rinisin negociatat për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit
Bruksel, 9 janar - Grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen në Bruksel me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për të diskutuar zbatimin e rezultatit të zgjedhjeve komunale në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Sipas një komunikate për medie të qeverisë së Kosovës, thuhet se këto rezultate duhet të legjitimohen sipas ligjeve të Kosovës në komunat veriore të vendit.
Inaugurimi i katër komunave veriore, është shtyrë dy herë deri më tani, për shkak të fletëftesave ku nuk figuronin simbolet e Kosovës.
Qeveria thotë në komunikatën e saj, shtyrja e këtyre senacave është bërë për shkaqe të parregullsive në proceset përgatitore për mbajtjen e seancave inauguruese.