23 Dhjetor 2024

Rinia Panevropiane kritikon ashpër sjelljen e Serbisë në kufirin e Kosovës

Bavari, 29 shtator - Rinia Panevropiane në Bavari të Gjermanisë, kritikon në formën më të ashpër sjelljen e Serbisë në kufirin Kosovë – Serbi në veri të Republikës së Kosovës.

Kështu thuhet në reagimin e Kryetarit të Rinisë panevropiane, Christian Hoferer.

“Fakti që në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës, Vuciq ka stacionuar ushtarë, tanke dhe fluturake lufte, dëshmon se sa hipokrite dhe dinake është ideja aktuale për “Mini-Shengenin, të cilin ai e propagandon” theksohet në reagimin e Kryetarit të Rinisë panevropiane, Christian Hoferer.

“Kërcënimi i tij me luftë dhe arsenal të luftës, është në kundërshtim të plotë të katër lirive themelore të Bashkimit Evropian dhe nuk ka asgjë të bëjë me paqen dhe partneritetin e përbashkët mes fqinjëve.”

“Ftojmë Shqipërinë dhe Maqedoninë që ti japin fund projektit për “Mini-Shengenin”, për të dëshmuar kështu mospajtimin e tyre me politikat e Vuçiqit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)