05 Maj 2024

Rikthehet vala e azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia

Berlin, 21 nëntor - Në Gjermani është rikthyer vala e azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia dhe shqetësimet e autoriteteve gjermane.

Gazeta gjermane \"Zidojçe Cajtung\" shkruan se vetëm gjatë këtij muaji janë regjistruar rreth 500 azilkërkues nga Maqedonia dhe Serbia dhe bëhet fjalë kryesisht për pjestarë të komunitetit rom.

 Autoritetet gjermane kanë shprehur shqetësimet lidhur me gjendjen e krijuar dhe se ato theksojnë mundësinë e rritjes së vazhdueshme të numrit të shtetasve të këtyre dy vendeve, të cilët kërkojnë strehim në Gjermani.

Sipas \"Zidojçe Cajtung\" në muajin korrik janë regjistruar 190 kërkesa për azil nga shtetasit nga Maqedonia dhe Serbia, ndërsa në tetor ka pasur 1.200 kërkesa për azil, ndërsa ka tendenca për rritje të vazhdueshme.

Gazeta gjermane komenton se romët në Maqedoni dhe Serbi nuk janë nën presion apo ndjekje politike, por ata jetojnë në varfëri dhe i janë nënshtruar diskriminimit, që nuk nënkupton përfitimin e statusit të azilit.

Qeveria gjermane ka apeluar ndalimin e këtij fluksi dhe ndërmarrjen e masave, me qëllim të mos rrezikimit të liberalizimit të vizave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)