Rikthehen sërish përmbytjet në Venecia
Veneci, 9 dhjetor - Në Venecia janë rikthyer sërish përmbytjet, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë për një ‘situatë të tmerrshme’ një vit pasi qyteti pësoi një miliard paund dëme gjatë baticave.
Autoritetet i frikësohen një përkeqësimi të mëtejshëm të situatës, pasi orët në vijim parashikojnë reshje me intensitet të lartë.
Sipas të dhënave niveli i ujit ka arritur në 122 cm, gjë që ka detyruar autoritetet të rikthejnë barrierat e mëdha kundër përmbytjeve, që ishin hequr vetëm 2 muaj më parë.