07 Janar 2025

Riker ka vlerësuar Kosova ka marrë perspektivën e qartë evropiane

Washington, 5 janar - Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Filip Riker ka vlerësuar se `Kosova ka marrë perspektivën e qartë evropiane`, Malit të Zi i është dërguar sinjali që të vazhdojë me punën gjertanishme, dhe se SHBA-të mbështesin dhënien e statusit të kandidatit Serbisë.

Në një intervistë për portalin gjerman ”Euraktiv”, Riker ka theksuar se për Kosovën tani ekziston perspektivë e qartë për fillimin e negociatave për regjimin e vizave, por edhe gjasat për avancimin e tregtisë dhe anëtarësim në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kur bëhet fjalë për raportet e Serbisë dhe Kosovës diplomati amerikan ka vlerësuar se `në dialogun nën kujdesin e BE-së është arritur një përparim i mirë i cili po vazhdon`.

Riker gjithashtu ka vlerësuar qëndrimin e Presidentit serb Boris Tadiq për barrikadat për të cilat tha se janë bërë problem kryesor në veri të Kosovës. Ai porositi që barrikadat të braktisen përgjithmonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)