28 Dhjetor 2024

Rihapet qeveria amerikane

Washington, 10 shkurt - Senati amerikan votoi të premten herët në mëngjes, për të miratuar një projektligj të kombinuar për të financuar qeverinë deri më 23 mars dhe një buxhet dyvjeçar federal.

Disa orë më vonë ligji u miratua nga dhoma e përfaqësuesve që votoi 240 me 186 në favor të tij.

Presidenti Trump e nënshkroi ligjin sot në mëngjes.

Qeveria amerikane u mbyll të enjten në mesnatë pasi që Kongresi nuk arriti të përmbushë afatin për të ripërtërirë fondet e qeverisë federale.

Ky është rasti i dytë i mbylljes së pjesshme të qeverisë në më pak se një muaj. Demokratët bllokuan në janar një projektligj financimi, duke shkaktuar një mbyllje treditëshe të qeverisë federale, kryesisht për shkak të afrimit të datës së skadimit të programit DACA të administratës së ish presidentit Barack Obama, për emigrantët pa dokumenta që kanë hyrë në SHBA në moshë të mitur.

Ligji për të cilin votuan 71 senatorë, ndërsa 28 ishin kundër, u zvarrit në senat të enjten mbrëma meqë njëri nga kundërshtarët e tij, senatori Rand Paul, refuzonte votimin e përshpejtuar. Në një fjalim maratonik ai tha se buxheti dy vjeçar do të "plaçkiste thesarin".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)