23 Dhjetor 2024

Rigjykimi i Haradinajt pritet të përfundojë në shtator 2011

Hagë, 28 nëntor - Rigjykimi i pjesshëm i ish-kryeministrit të Kosovës dhe liderit aktual të AAK-së, Ramush Haradinaj, pritet të përfundojë para muajit gusht apo shtator të vitit të ardhshëm.

Kjo ne baze te dy raporteve, të cilat edhe kryetari i Gjykatës së Hagës, Partik Robinson, edhe kryeprokurori Serge Bramertz ua kanë dërguar javën e kaluar vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në prag të debatit që do të zhvillohet për punën e kësaj Gjykate në dhjetor në Këshillin e Sigurimit.

Në këtë raport presidenti i Gjykatës së Hagës, Patrik Robinson, duke iu referuar “rastit Haradinaj”, shkruan se “pritjet janë që rigjykimi i pjesshëm do të nisë më së shpejti në fund të janarit apo ne fillim të shkurtit 2011, dhe do të zgjasë shtatë muaj, me nxjerrjen e verdiktit në fund të gushtit apo fillim të shtatorit 2011”.

Në raportin e veçantë, kryeprokurori i Gjykatës së Hagës, Serge Bramertz, shkruan se “Prokuroria beson se pjesa e saj e rastit do të mund të përmbyllet brenda dy muajsh pas nisjes së rigjykimit”.

Në pjesën ku shkruan për “rastin Haradinaj”, Bramertz shkruan: “Prokuroria është duke siguruar përdorimin eficient të resurseve të saj, duke pasur një qasje të fokusuar në rigjykim. Kjo do të thotë selektivitet në rastin e dëshmitarëve dhe provave për rigjykim dhe punën për të arritur pajtim me palën mbrojtëse në sa më shumë çështje të arsyeshme që të jetë e mundur.

Prokuroria pret që pjesa kryesore e rastit do të përmbyllet brenda dy muajsh pas nisjes së rigjykimit, data e cila nuk është caktuar ende. Prokuroria po e ndihmon kryerjen ekspeditive të fazës përgatitore të rigjykimit. Prokuroria ka propozuar afate të shkurtra për dorëzimin e listës së dëshmitarëve në dokumentet përgatitore, të cilët Trupi Gjykues i ka miratuar”, shkruan Bramertz.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)