12 Janar 2025

Rice: SHBA mbështet Kosovën si partnere dhe mike

New York, 15 qershor - Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Susan Rice, ashtu siç përshëndet gjithnjë në takimet për Kosovën në Këshillin e Sigurimit përfaqësuesi amerikan, i uroi fillimisht mirëseardhje kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe më pas kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, një gjest ‘diplomatik’ që nuk kalon pa u vërejtur nga korrespondentët e akredituar në Kombet e Bashkuara.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin Kosovën si një partnere dhe mike dhe presim thellimin e mëtejmë të partneritetit tonë në vitet që do të vijnë,” tha ambasadorja Rice.

Për Rice ky ishte takimi i fundit i saj për Kosovën në Këshillin e Sigurmit. Ajo do të lë kryeqytetin e diplomacisë botërore për t’u kthyer në kryeqytetin e politikës amerikanë në Washington, ku do të marrë pozitën e re, të kryekëshilltares së presidentit Barack Obama, ose siç njihet me emrin zyrtar, Këshilltare për Siguri Kombëtare.

Vendin e saj në New York pas konfirmimit nga Senati pritet ta marrë një zonjë tjetër, Samantha Power, gjithashtu mike dhe njohëse e përkrahëse prej vitesh e lirisë, pavarësisë dhe shtetit të Kosovës.

Në ekipin amerikan në Kombet e Bashkuara vazhdon të jetë edhe diplomatja, poashtu një mike e dëshmuar e Kosovës sidomos gjatë viteve të kurorëzimit të pavarësisë, ambasadorja Rosemary DiCarlo.

Dje, ambasadorja Rice e quajti një moment të rëndësishëm marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë, duke këshilluar të dy qeveritë që ‘të bashkëpunojnë me EULEX-in, KFOR-in dhe partnerë të tjerë për të çuar përpara zbatimin e saj’.

Rice nuk nguroi të bënte edhe komentet e saj për marrëveshjen duke thënë se “marrëveshja ofronte zgjidhje të qëndrueshme për veriun e Kosovës brenda kornizës ligjore dhe institucionale të Kosovës”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)