15 Janar 2025

Riaktivizohet vullkani në Ohër

Ohër, 29 maj - Tymi vullkanik që është hetuar mbrëmë në afërsi të fshatit Kosel, i Ohrit, ka qenë shkak që shumë banorë të shqetësohen. Ndonëse vullkani nuk është aktiv, banorët megjithatë i ka kapur paniku.

Ata nuk besojnë se në afërsi të tyre mund të ndodhë ndonjë katastrofë natyrore, kurse shumë prej tyre e lidhin këtë dukuri me paraqitjen e reshjeve të mëdha të shiut dhe me tërmetet.

Nga Shërbimi i Zjarrfikësve në Ohër komentojnë se vend për panik nuk ka dhe se dukuritë e fundit janë si reagim ndaj ndryshimeve klimatike.

Ekspertët thonë se nga vrimat lirohen gazra të dioksid karbonit dhe sulfurit hidrik dhe këto janë shenja të shuarjes së aktivitetit të dikurshëm vullkanik. Për shkak të këtyre dukurive specifike, në vitet 70-ta Komuna e Ohrit, kësaj zonë i ka dhënë statusin e rezervatit të rrallë natyror.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)