Riaktivizohet vullkani Etna në Itali
Romë, 17 shkurt - Në Itali janë shënuar shpërthime të fuqishme vullkanike në Etna, një prej vullkaneve aktive në jug të vendit,
Në kraterin juglindor të vullkanit Etna janë shënuar një sërë shpërthimesh të fuqishme vullkanike, të cilat filluan dje rreth orës 16.30 pasdite me kohën lokale dhe se lidhur me këto u vërejt edhe rrjedha e lavës.
Edhe në mediat italiane u theksua se tymi i cili doli nga Etna u përhap në një hapësirë të gjerë. Për këtë arsye në qytetin Catania dhe zonat përreth në disa vend u formua shiu i hirit.
Tymi i dendur dhe retë e hirit të formuara si pasojë e shpërthimeve në Etna, shkaktuan gjithashtu edhe ndërprerje të trafikut ajror. Në aeroportin Fontanarossa të Catania-s u shpall situatë emergjente dhe u ndaluan të gjitha fluturimet.
Dendësia e hirit dhe tymit të shkaktuar nga shpërthimet në kraterin juglindor të malit, arritën deri në një lartësi prej 1 kilometrash dhe përbënë rrezik nga pikëpamja e sigurisë së fluturimeve.
Aktiviteti i fundit në vullkanin Etna në ishullin e Siçilisë ishte shënuar në muajin janar.