11 Janar 2025

Rezoluta për Kosovën, politikanët shqiptarë bojkotuan

Strasburg, 24 janar - Kur Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi rezolutën: “Situata në Kosovë dhe roli i Këshillit të Europës”, me 115 vota pro, 11 kundër dhe 5 abstenim: asnjë prej deputetëve të delegacionit shqiptarë nuk mori pjesë.

Çështjen e ka ngritur deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, të cilit i kishte bërë shumë përshtypje që në një ngjarje kaq të rëndësishme si votimi i rezolutës së Kosovës në Asamblenë të mungojë delegacioni Shqiptarë, kur dihet ndikimi i madh në numra i Rusisë, deputetë të së cilës edhe sot votuan kundër kësaj rezolute, raporton “Java”.

Në vijim gazeta “Java” ironizon më shprehjen e bashkimit kombëtar, duke thënë se më shumë afrohen zgjedhjet aq më shumë politikanët shqiptarë  “mbushin” gojën më këto fjalë, ku në momentin kur Kosova pati më shumë nevojë, zyrtarët munguan, e bojkotuan seancën.

Asambleja e Këshillit të Europës në Strasburg votoi dy ditë më parë rezolutën për Kosovën, e paraqitur nga deputeti socialist nga Suedia, Bjorn Von Sidow, ku rekomandimi kryesor i saj është vënia e kontakteve direket ndërmjet KiE dhe Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)