Rezoluta e PE, reale për Kosovën
Bruksel, 12 shkurt - Komisionit për Punë të Jashtme ka shqyrtuar rezolutën e Parlamentit Evropian për Kosovën, të cilën e ka vlerësuar si pozitive.
Mirëpo, anëtarët e komisionit i kanë dhënë disa vërejtje me konkluzat e kësaj rezolute. Anëtarët e komisionit u pajtuan që për të gjitha vërejtjet të hartojnë një draft me vërejtje ndaj kritikave të BE-së të paraqitura në rezolutë.