Rezoluta e OKB-së acaron marrëdhëniet SHBA-Izrael
Telaviv, 26 dhjetor - Kryeministri izraelit i Benjamin Netanjahu denoncoi rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të miratuar një ditë më parë, ku i kërkohet Izraelit të \"ndërpresë menjëherë çdo aktivitet kolonizimi në territor palestinez të pushtuar, ndër të cilët Jerusalemi lindor\" dhe shprehet se kolonitë\"nuk kanë vlerë juridike\".
Gjatë votimit më 23 dhjetor, SHBA-ja nuk vuri veton dhe rezoluta u miratua nga Këshilli i Sigurimit . Pas kësaj kryeministri izraelit Netanjahu shprehu kritika, të konsideruara si më të ashprat ndaj administratës Obama. Ai e akuzoi SHBA-në se jo vetëm nuk mbron Izraelin, por bashkëpunon me këtë prapaskenë të OKB-së.
Analistët janë të mendimit se kemi të bëjmë me ndryshim të qëndrimit të qeverisë amerikane ndaj Izraelit, gjë që ka ndikuar në rënien kohët e fundit të marrëdhënieve amerikano-izraelite.
Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së rithekson se vendbanimet hebreje të ndërtuara pas vitit 1967 nga Izraeli në territorin palestinez, përfshirë Jeruzalemin lindor nuk kanë asnjë fuqi ligjore. Këto veprime konsiderohen si një shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare, ndaj i bëhet thirrje palës izraelite të ndalë të gjitha ndërtimet e kolonive në territorin palestinez.
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry tha se SHBA-ja e miratoi rezolutën me qëllim që të zgjidhet me një projekt dypalësh konflikti midis Izraelit dhe Palestinës. Aktualisht në territorin palestinezo-izraelit situata është e rënduar nga aktet e dhunës dhe të terrorizmit, të cilat bien në kundërshtim me projektin dypalësh.
Më 22 dhjetor, presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump duke shkelur ligjin se para betimit nuk mund të ndërhyjë në diplomacinë e vendit, i bëri thirrje administratës Obama të mos e votojë rezolutën. Ai e cilësoi të padrejtë për të gjithë izraelitët vendimin e KS të OKB-së. Nga ana e tij kreu i qeverisë izraelite Netanjanu u shpreh se po pret të bashkëpunojë me presidentin e ri amerikan Trump.
Sipas analistëve miratimi i rezolutës së OKB-së ofron mbështetje ndaj Palestinës, por duke qenë se çeshtja e vendbanimeve është kyçe për zgjidhjen e konfliktit dypalësh, qëndrimi kundër i Izraelit është i ashpër. Ata theksojnë se pavarësisht se Këshilli i Siguritmit i OKB-së e miratoi rezolutën, do të duhet ende shumë kohë për rifillimin e dialogut të paqes midis Izraelit dhe Palestinës.