Rexhep Tajip Erdoan, vizitë dy ditore në Kosovë
Ankara, 2 nëntor - Zyra e kryeministrit turk, konfirmon se Rexhep Tajip Erdoan do të vizitojë Kosovën më 3 dhe 4 nëntor.
Kryeministri turk do të zhvillojë takime zyrtare me ushtruesin e detyrës së Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqin dhe me kryeministrin e vendit Hashim Thaçin.
Zyra për shtyp e kryeministrit turk thekson gjithashtu se Erdoan do të vizitojë vendet e trashëgimisë kulturore turke në Kosovë, si dhe do të marrë pjesë në inaugurimin e projekteve të ndryshme të zhvilluara nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim.