Reuters: PDK, koalicion me partitë e vogla dhe serbët
Prishtinë, 9 qershor - Agjencia e lajmeve Reuters duke transmetuar deklaratat e Thaçit për fitoren e PDKsë thotë se ai mund të bëjë koalicion me partitë e vogla dhe serbët por në këtë mënyrë ai nuk mund të jetë efektiv në qeverisje.
Reuters shkruan se Thaçi mund të bëjë koalicion me serbët dhe partitë më të vogla për të siguruar mandatin e tij të tretë.
Thaçi ka mundësi të formojë një koalicion qeverisës me partitë më të vogla dhe serbët etnikë për të siguruar edhe një mandat katër vjecar në pushtet, por varësia e tij ndaj të tjerëve mund ta dëmtojë aftësinë e ti për të qeverisur në mënyrë efektive shkruar agjencia.