23 Dhjetor 2024

Reuters: Korrupsion në Ballkan ka lulëzuar

Prishtinë, 14 janar - Rajonit i Ballkanit është trajtuar në një artikull të agjensisë prestigjioze të lajmeve Reuters përsa i përket korrupsionit. Duket se nxjerrja në pah e një sërë rastesh korrupsioni në Ballkan, zbulon edhe zyrtarë të lartë shtetërorë, por qe janë të pakta rastet kur këta persona ndëshkohen apo penalizohen.

Korrupsioni ka lulëzuar në Ballkan që nga luftërat në Jugosllavi në vitin 1990 dhe pas rënies së komunizmit. Ky fenomen vazhdon të pllakosë rajonin dhe ka ngadalësuar progresin drejt anëtarësimit eventual në Bashkimin Europian.

"Shkalla e dënimit është e ulët, " thotë Petrus van Duyne, një profesor i specializuar në studimin e korrupsionit në Universitetin e Tilburg në Holandë i cili citohet nga agjensia e lajmeve Reuters.

Në rastin e fundit, Zëvendës Kryeministri i Shqipërisë Ilir Meta, të mërkurën hoqi dorë nga imuniteti i tij nga ndjekja penale, për të lejuar një hetim të akuzave për korrupsion të nxitura nga një bisedë e filmuar nga një ish-ministër, anëtar i partisë së tij, shkruan Reuters.

Kryeministri i Shqipërisë, i cili ka nevojë për partinë e Metës për të vazhduar me qeverisjen e koalicionit, e cilësoi videon e trasnmetuar ne media, si dëshmi amatoreske. Në shumicën e vendeve të Ballkanit, për shkak të "nepotizmit mbizotërues dhe të nivelit të ulet të pavarësisë së gjykatave, duhet të jesh një gjyqtar shumë i guximshëm për të dënuar një person të rëndësishëm," thotë me tej Van Duyne.

Reuters shkruan në të njëjtin artikull se dy raste të personave të një profili të lartë në Shqipëri, zbulohen për korrupsion, mbeten pa ndëshkuar dhe vijojnë të mbeten ministra të qeverisë.

Zyrtarë të tjerë janë në të njëjtën situatë në të gjithë Ballkanin, ku të gjitha vendet ish-komuniste aspirojnë për t`u bashkuar me BE, që ka bërë thirrje për dhënien fund të kulturës së mosndëshkimit, një kulturë mjaft e përhapur në Ballkan.

Në artikull përmendet më tej edhe rasti i Hashim Thaçit për akuzat e ngritura ndaj tij për trafik organesh njerëzore, trafik armësh e droge në fund të viteve 90. Kohë më parë prokurorët italianë kanë kërkuar arrestimin e Gjukanoviçit, politikan dominues i Malit të Zi gjatë dy dekadave të fundit, mbi kontrabandën e duhanit dhe pastrimit të parave akuza.

Presioni i BE-së për ta luftuar korrupsionin, mund të detyrojë vendet aspiruese që të ndërmarin masa më të fortë dhe një qëndrim më të ashpër ndaj këtij fenomeni. Për shembull, Kroacia, e cila shpreson të integrohet në BE deri në fillim të 2013, ka dënuar një ish-zëvendëskryeministër dhe ministër i mbrojtjes, përfundon analiza e publikuar nga Reuters për korrupsionin në Ballkan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)