15 Janar 2025

Reuters: Çekia gati të bllokojë statusin për Shqipërinë

Pragë, 11 qershor - Në prag të vendimit të BE-së për statusin kandidat, nga Çekia mbërrin lajmi se statusi kandidat për Shqipërinë mund të bllokohet nga Praga për shkak të konfliktit që shteti shqiptar ka me kompaninë çeke, CEZ.

Pas mediave çeke, lajmi konfirmohet sot edhe nga agjencia e lajmeve “Reuters’, e cila duke iu referuar burimeve nga Bashkimi Europian, thekson se statusi mund të bllokohet për shkak të veprimeve të Shqipërisë kundër ÇEZ-it.

Ndërkaq, sekretari çek i shtetit për marrëdhëniet me Bashkimin Europian, Tomas Prouza, është shprehur se “duhet marrë parasysh që statusi i vendit kandidat nuk mund të bazohet vetëm në një çështje të veçantë, por ka edhe shumë rregulla të tjera në BE, të cilat çdo vend duhet t’i ndjekë”.

Pak muaj më parë, qeveria shqiptare njoftoi nisjen e bisedimeve me kompaninë çeke për gjetjen e një zgjidhjeje dhe shmangien e Gjykatës së Arbitrazhit, ku CEZ ka ngritur një padi kundër shtetit shqiptar.

Por sipas mediave në Çeki, Praga ka kritikuar faktin se bisedimet ndërmjet Shqipërisë dhe CEZ-it në Vjenë nuk kanë patur rezultat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)