18 Maj 2024

Respektimi i integritetit territorial të Kosovës, kusht për Serbinë

Berlin, 1 dhjetor - Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle ka deklaruar hapur se nëse Serbia nuk e pranon integritetin territorial të Kosovës, ky do të jetë një kriter në vendimet gjermane.

Diplomati gjerman sheh në sulmet e demonstruesve serbë në veri të Kosovës ndaj ushtarëve të KFOR-it, një rrezik për dëshirën e Serbisë për t`u bërë kandidat anëtarësimi në BE.

\"E them hapur se nëse Serbia nuk pranon integritetin territorial të Kosovës, ky do të jetë një kriter në vendimet tona gjermane\", citohet të ketë thënë Westerwelle të mërkurën në mbrëmje në Bruksel në kuadër të një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së. Serbia mund të marrë statusin kandidat vetëm me miratimin e të gjitha vendeve anëtare.

\"Incidentet që kemi parë në veri të Kosovës, me siguri do të jenë pjesë e konsultimeve dhe nuk e bëjnë aspak më të lehtë perspektivën evropiane të Serbisë, të cilën unë e mbështes. Sulmet ndaj KFOR-it janë ‘një situatë shumë serioze...’”, deklaroi më tej Westerwelle.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)