Reporterë pa kufij publikuan listë rrëmbyesve
Paris, 3 maj - Reporterë pa kufij me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave, sot publikuan një listë të 40 rrëmbyesve në të cilën gjenden liderë politikë dhe fetarë ose organizata terroriste të cilat ndikojnë mbi punën e gazetarëve.
Të fuqishëm, të rrezikshëm, të dhunshëm, ata janë mbi ligjet, thekson organizata joqeveritare për mbrojtjen e gazetarëve.
Jo më pak se 17 shefa të shteteve dhe shumë shefa të qeverive gjenden në listën, krahas disa forcave të armatosura rregullta, organizatave kriminale dhe mafioze. Presidenti iranian, ruandian dhe tunezian e ndajnë listën me grupin gueril FARC, ETA ose forcat izraelite dhe palestineze.
Organizatat joqeveritare i numëruan kundërshtarët më të ashpër të lirisë së shtypit sipas kontinenteve.
Në Amerikën Latine dhuna vjen gjithmonë nga kuarteti i njëjtë, shitësit e drogës, diktatori kubanez, FARC dhe grupet paraushtarake bën të ditur organizata joqeveritare.
Ata theksojnë se në kontinentin afrikan shumë pak prej kësaj, është ndryshuar, por disa raporte flasin për situatën e përkeqësuar në Lidnjen e Afërt dhe Azi.
Disa rrëmbyes janë zhdukuar nga lista, si shefi somalez i shërbimit kundërzbulues Mohamed Varsame Darvish.
Reportuesit përkujtojnë se nga fillimi i këtij viti nëntë gazetarë kanë paguar me jetë për lirinë e të shprehurit, ndërsa thuajse 300 gazetarë momentalisht janë në burg.