11 Janar 2025

Rënie meteorësh në Rusi, 500 të plagosur

Moskë, 15 shkurt - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rusi mëngjesin e sotëm. Banorët e Cheliabinskit, qytet në pjesën jugore të Uraleve ruse u bënë dëshmitarë të një “rrebeshi meteorësh” që për disa minuta ndriçuan qiellin, por edhe panik tek vendasit.

Shkëmbinjtë e hapësirës, që nisën të digjeshin me të rënë në kontakt me atmosferën, përvec spektaklit të dhuruar për banorët vendas, shkaktuan qindra të lënduar dhe dëme materiale.

Sipas të dhënave të fundit të raportuara nga Ministria e Brendshme numri i të dëmtuarve si pasojë e shiut të meteorëve ka arritur në 400.

Banorët e Cheliabinskut flasin për xhama dritaresh të thyer, alarme makinash të aktivizuara dhe lëkundje të lehta të banesave. Autoritetet ruse njoftuan se tarraca prej 600 metër/katrorë e një fabrike u rrëzua. Gjurme të meteorëve të rënë mund të shihen në Yekaterinburg, qytezë rreth 200 kilometra në jug-lindje të Cheliabinskit.

“Një meteor shpërtheu mbi qiellin e rajonit të Cheliabinskut”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Emergjencave për agjencinë e lajmeve Interfax, ndërkohë që një banor i zonës tha për Reuters se ishte dëgjuar një shpërthim i fortë në orët e para të mëngjesi të së premtes.

Sipas dëshmive, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa ishin ndjerë lëkundje në një godinë 19-katëshe. Interfax raporton për mëshumë se 250 persona të lënduar nga copëzat e xhamave të thyer.

Ndërsa presidenti Vladimit Putin dhe kryeministri Medviedev, të cilët ishin duke pritur Grupin e 20 ministrave të financave në Moskë, u lajmëruan shpejtë për ngjarjen. Në vijim pritet të raportohet saktësisht numri i të lënduarve dhe masat që do të merren.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)