07 Maj 2024

Relic: Prishtina do pranonte ndarjen

Beograd, 6 nëntor - Autoritet e Prishtinës në kohën e fundit po dërgojnë sinjale të qarta se do të pranonin në ndarjen e Kosovës, ka vlerësuar sot bashkëpunëtori i Institutit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Berlin, Dushan Relic.

Relic në një intervistë për DW në gjuhën serbe ka thënë se Beogradi tash një kohë të gjatë po tenton që të ofertojë njohjen e Kosovës për këmbim territori, që nënkupton që veriu i Kosovës të mbetet nën Serbi. Sipas mendimit të tij, një zgjidhje të këtillë ka mundësi ta pranojnë edhe autoritetet prishtinase.

“Është përshtypje e imja se nga Prishtina në kohet e fundit kanë arritur sinjale bukur të qarta se qeveria aktuale e Kosovës dhe udhëheqja shqiptare e Kosovës, do të pranonin një variant të këtillë”, ka thënë Relic.

Si një ndër sinjalet që bëjnë me dije për një mundësi të këtillë, Relic ka përmendur deklaratat e ish-koordinatorit të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, i cili në disa intervista ka thënë se ndarja e Kosovës është zgjidhja më racionale.

Treguesi i dytë, sipas Reliqit është deklarata e kongresistit republikan nga Kalifornia Dana Rorbaher, i njohur si përkrahës i madh i palës shqiptare me vite të tëra.

Sipas një komenti të shkruar nga ky kongresist, ndarja e Kosovës do të ishte zgjidhja më e thjesht e cila do të sillte stabilitet afatgjatë, thotë Relic.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)