Rehn: Masa ndërshkuese ndaj Bullgarisë
Bruksel, 17 qershor - Eurokomisari për çështje ekonomike dhe monetare Oli Rehn deklaroi në Strasburg se kundër Bullgarisë me siguri do të fillojë procedurë dënuese për shkak të deficitit të lartë buxhetor të vendit.
Rehn në konferencën për shtyp në kuadër të sesionit të rregullt të qershorit të Parlamentit Evropian theksoi hollësi për masat të cilat janë ndërmarrë për zvogëlim të deficitit buxhetor në vendet e eurozonës dhe në Bashkimin Evropian.
"Procedura kundër Bullgarisë mund të fillojë menjëherë pasi të bëhet vlerësimi i të dhënave për financat shtetërore", shtoi Rehn, pa theksuar më shumë hollësi.