Regjistrohet temperatura më e ulët në Tokë, -91,2 gradë celsius
Antarktidë, 8 dhjetor - Meteorologët arritën të regjistrojnë temperaturën më të ulët që termometri ka shënuar ndonjëherë mbi planetin tonë.
Sipas tyre, në një majë mali, të quajtur Fuji, rreth 4 mijë metra të lartë në Antarktidë, është regjistruar temperatura e -91,2 gradë celsius, gjatë muajit dhjetor.
Rekordi i mëparshëm, i temperaturës më të ftohtë të regjistruar ndonjëherë, ishte -89,2 gradë celsius, matur nga stacioni rus i Vostokut, po në Antarktidë, raporton Top Channel.
Nëse një njeri do të ekspozohet i pambrojtur në këto temperatura, sytë, mushkëritë dhe hunda do të ngrijnë brenda pak minutash, duke shkaktuar vdekjen.
Ndërkohë, qyteza ruse e Oimiakonit në Siberi, me temperaturën -71,2 gradë, vazhdon të mbajë rekordin për temperaturën më të ftohtë të regjistruar në një vend të banuar.
Ndërsa në vendin tonë, temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë, është -27,5 gradë celsius, në fshatin e Voskopojës, pranë Korçës. Ky rekord është regjistruar gjatë dimrit të vitit 1967.