15 Janar 2025

Refuzohen bisedimet me kryengritësit

Kiev, 8 korrik - Ukraina e ka refuzuar çfarëdo marrëveshje me separatistët prorusë në pjesën lindore të këtij vendi, derisa ata të mos çarmatosen krejtësisht.

Në një deklaratë të sotme, ministri i mbrojtjes, Valeriy Heletey, tha se “negociatat janë të mundshme, vetëm pasi kryengritësit t’i ulin armët e tyre njëherë e përgjithmonë”.

Suksesi ushtarak i qeverisë Ukrainase, gjatë ditëve të fundit, e ka detyruar pjesën më të madhe të kryengritësve që të tërhiqen në Donjeck dhe Luhansk. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i ka urdhëruar trupat që t’i bllokojnë qytetet dhe ta ndërprejnë furnizimin e kryengritësve me armatime të mëtejshme.(REL)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)