Referendumi krijon konflikte me Serbinë
Beograd, 25 janar - I ashtuquajturi sekretar shtetëror për Kosovën, Oliver Ivanovic, nuk ia ka dalë të bindë kryetarët e komunave paralele në veri të Kosovës që të heqin dorë nga referendumi.
Referendumi në veri do të mbahet më 14 dhe 15 shkurt, vendosën katër kryetarët paralelë dhe i ashtuquajturi kryetar i Qarkut të Mitrovicës.
Rezultati i referendumit dihet paraprakisht, ka thënë Ivanovic, sipas të cilit përfaqësuesit serbë bashkë me popullin, që më 25 korrik kanë thënë se nuk i duan institucionet e Kosovës dhe të EULEX-it.
\"Pra, jo Prishtina, jo Brukseli, dhe në këtë mënyrë drejtpërdrejtë e vënë në pikëpyetje edhe komunikimin me Beogradin... Unë ju kam thënë se, sipas mendimit tim ky pozicion politikisht dhe praktikisht është i paqëndrueshëm, ka thënë Ivanovic për B92.
Njerëzit seriozë në Kosovë pyesin se çfarë politike është kjo që sjell konflikte mes përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe pushtetit të Serbisë.