07 Janar 2025

Referendumi e dërgon veriun në izolim

Prishtinë, 11 janar - Thirrjeve të Prishtinës e Beogradit zyrtar për heqje dorë nga referendumi të cilin serbët lokalë planifikojnë ta mbajnë kah mesi i muajit shkurt në veri të Kosovës iu bashkua edhe Zyra Civile Ndërkombëtare.

Në Serbi referendumi cilësohet të jetë “i pakuptimtë dhe i rrezikshëm”, autoritetet kosovare thanë se referendumi është “ilegal dhe kundër-kushtetues dhe se nuk prodhon asnjë efekt”, ndërsa në mekanizmin që mbikëqyr zbatimin e planit Ahtisaari thonë se ky plan mbetet opsioni më i mirë për qytetarët e veriut dhe se me mbajtjen e referendumit veriu do të “dënohej me stagnim e izolim”.

Zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Kristian Palme, theksoi: “Ne besojmë se referendumi i propozuar është një metodë që kthen gjërat prapa. Ai do të dëmtojë reputacionin e Serbisë dhe do ta dënojë me stagnim dhe izolim veriun e Kosovës dhe nga ai do të përfitojë vetëm udhëheqësit e vjetër të politikës. Sipas mendimit tonë, plani gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës-plani Ahtisaari, mbetet modeli më i mirë për një demokraci lokale legjitime e transparente në komunat në veri të Kosovës”, u shpreh Palme.

Ditë më parë, politikanët e pjesës veriore të Kosovës kishin vendosur që më 14 dhe 15 shkurt në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq të mbajnë nj referendum përmes të cilit synojnë të qartësojnë vullnetin e serbëve për lejimin apo moslejimin e shtrirjes së autoritetit shtetëror të Kosovës në këtë pjesë të vendit.

Por, Palme tha qeveria e Kosovës duhet ta vazhdojë punën që, sipas tij, ka bërë përgjatë 18 muajve me qëllim integrimin e pjesës veriore.

Ai theksoi se në pjesën veriore të Kosovës, puna e Zyrës Civile Ndërkombëtare në bashkëpunim me qeverinë e vendit ka në fokus organizimin e zgjedhjeve, të cilat do të prodhonin rezultate legjitime e të cilat do të njiheshin ndërkombëtarisht.

“Ne inkurajojmë Qeverinë e Kosovës që të vazhdojë ta demonstrojë përkushtimin e saj ndaj qytetarëve të veriut të Kosovës, t’u demonstrojnë atyre përfitimet që mund të sjell me vete vetëqeverisja lokale në kuptimin e qasjes në shërbime dhe fonde sikurse në mbrojtjen e të drejtave dhe të identitetit e të religjionit ashtu siç është rasti me komunat e tjera të krijuara në jug të Kosovës-në jug të lumit Ibër”, theksoi ai.

Për dallim nga serbët e veriut të cilët insistojnë në mbajtjen e referendumit, serbët në pjesën jugore të Kosovës i kanë kërkuar Beogradit që të ndalojë referendumin për shkak se, siç kanë thënë ata, ai do ta dëmtonte edhe vet shtetin serb.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)