12 Janar 2025

Reeker shpreh përkrahjen SHBA-ve për Kosovën

Shkup, 18 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka zhvilluar një takim të veçantë me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Philip Reeker.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e fuqishme që Shtetet e Bashkuara po japin për Kosovën, në të gjitha aspektet.

Hoxhaj shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit bilateral dhe partneritetit strategjik me SHBA-të.

Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu falënderoi Washingtonin dhe personalisht Reeker për kontributin e madh në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, ka vlerësuar progresin në Kosovë dhe ka shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të SHBA-ve për Kosovën, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen dhe anëtarësimin e Kosovës në nismat rajonale.

Gjatë ditës në Shkup, ministri Enver Hoxhaj u takua edhe me zëvendës kryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferri.

Hoxhaj vlerësoi bashkëpunimin e mirë bilateral me Maqedoninë, duke  shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e shkëmbimeve në disa fusha.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferri, ka shprehur mbështetjen e Maqedonisë për Kosovën, me theks të veçantë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në nisma dhe organizata rajonale, duke përfshirë Kartën e Adriatikut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)