27 Dhjetor 2024

Reeker në dialogun Kosovë - Serbi

Prishtinë, 22 gusht - Diplomati Philip Reeker do të përfaqësojë Qeverinë e Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Në këtë proces, më herët ka qenë i përfshirë Thomas Countryman, por ky është nominuar për një post tjetër nga Presidenti Obama. Ndërkaq, në ekipet negociatore të Kosovës, Serbisë dhe BE’së nuk ka ndryshime.

Pavarësisht zhvillimeve në Veri dhe përplasjeve mes politikanëve të Kosovës dhe Serbisë, raundi e ri i dialogut do të vazhdojë në Bruksel, më 2 shtator.

Vazhdimi i këtij dialogu nuk kushtëzohet as me zbatimin e plotë të marrëveshjes së KFOR’it me palët që nënkupton heqjen e të gjitha barrikadave në Veri.

Në këtë proces nuk ka ndryshuar as përbërja e delegacioneve. Të dyja palët do të përfaqësohen nga negociatorët e njëjtë. Edita Tahiri do të udhëheqë delegacionin e Kosovës, kurse Borislav Stefanovic do të kryesojë sërish delegacionin serb.

Me gjithë pakënaqësinë e Prishtinës me sjelljen e negociatorit serb, që shëtiste nga një barrikadë në tjetrën gjatë rebelimit të serbëve në Veri dhe inkurajonte ata të mos lëshojnë pe, deri më tani pozita e tij si udhëheqës i bisedimeve në emër të Serbisë nuk ka lëvizur.

As në kampin e ndërmjetësve të Bashkimit Europian nuk është njoftuar për ndonjë ndryshim. Këshilltari i Baroneshës Ashton, britaniku Robert Cooper vazhdon të jetë lehtësues i dialogut.

Pranë tij, do të jetë i ulur edhe Pierre Mirel, drejtor për Zgjerim në Komisionin Europian, Përfaqësuesi i BE’së në Prishtinë, Fernando Gentilini, si dhe një diplomate e BE’së nga Greqia. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)