11 Janar 2025

Reeker kërkoi nga Shqipëria të ulen tonet nacionaliste

Tiranë, 22 shkurt - Zëvëndesndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker, ka bërë të ditur se mesazhi i vizitës së tij në Tiranë është që të ulen tonet nacionaliste.

“Kjo retorik nacionaliste na shqetëson të gjithëve, na shqetëson ne dhe BE-në.  Ky është mesazhi që unë kam. Ne do të flasim hapur dhe publikisht sepse ne jemi aleatë”, tha Reeker gjatë intervistës në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës.

Reeker u shpreh se Shqipëria duhet të fokusohet tek përmbushja e rekomandimeve të BE-së për marrjen e statusit kandidat. Duke folur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai tha se këto zgjedhje janë të rëndësishme për të ardhshme e vendit.

“Këto zgjedhje janë të rëndësishme për Brukselin, do t’i japin tonin 100 viteve të ardhshme të Shqipërisë. Nuk ka rëndësi se kush i fiton rëndësi ka që të jenë demokratike”, tha Reeker.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)