24 Dhjetor 2024

Raundi i dytë i bisedimeve Kosovë-Serbi më 24-25 mars

Prishtinë, 17 mars - Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç ka deklaruar se takimi i ardhshëm i dy delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet më 24 dhe 25 mars në Bruksel, ku do të ketë rezultate konkrete.

Në një intervistë për mediat serbe Bogdanoviç theksoi se Beogradi është i interesuar që sa më shpejtë të arrihet kompromis në dialogun me Prishtinën.

“Jemi të gatshëm të arrijmë deri tek kompromisi, sepse është mënyra e vetme që të zgjidhen problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen serbët dhe shqiptarët”, ka thënë Bogdanoviç.

Bogdanovic ka vlerësuar se për Beogradin është i papranueshëm propozimi për autonomi të serbëve në veri të Kosovës në shkëmbim për njohjen e Kosovës nga Serbia.

Sipas tij, takimi i parë në Bruksel ka ngjallë optimizëm tek të gjitha palët tek përfaqësuesit e Prishtinës, Beogradit dhe BE-së. Por, Bogdanoviç ka ripërsëritur se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën si shtet i pavarur.

“Edhe Prishtina është e interesuar që të arrihet kompromisi, pavarësisht se Qeveria e Kosovës është e dobët dhe nuk ka përkrahjen e dy të tretave të votave në Kuvend”, ka thënë Bogdanoviç.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)