Raul Castro rizgjidhet president
Havana, 25 shkurt - Raul Castro u rizgjodh si president i Kubës edhe për pesëvjeçarin e ardhshëm. Asambleja Kombëtare e Kubës e zgjodhi atë president ditën e diel.
Gjatë punimeve të asamblesë, i pranishëm ishte edhe lideri kuban, tashmë në pension, Fidel Castro, i cili bëri një prezantim të rrallë publik.
Ai u prit me ovacione në sallë, teksa shoqëronte vëllain e tij, presidentin Raul Castro, i cili morri mandatin e ri për pesë vitet e ardhshme.
Raul Castro, i cili zëvendësoi vëllain e sëmurë Fidel në vitin 2008, ka bërë thirrje që udhëheqësit e qeverisë dhe të partisë komuniste të zgjidhen vetëm për dy mandate pesëvjeçarë.
Ky është mandati i dytë i Raul Castros në postin e presidentin dhe me shumë mundësi do të jetë edhe i fundit për të.
Raul Castro shihet si një reformator, i cili kohët e fundit ka udhëhequr disa reforma në që lidhen me lëvizjen e lire dhe pronën private.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/