Raportuesi për Kosovën nga vendi që ende nuk ka njohur Pavarësinë
Bruksel, 30 janar - Raportues i ri për Kosovën i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është zgjedhur spanjolli Agustin Conde Bajen.
Bajen është zgjedhur me votim të fshehtë në mbledhjen e Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe ka marrë dy të tretat e votave.
Delegacioni i parlamentit të Serbisë menjëherë e ka përshëndetur zgjedhjen e spanjollit Condes si raportues për Kosovën, pasi siç dihet Spanja ende nuk e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, njofton \"Koha\".
Sipas shefes së delegacionit serb, Aleksandra Djurovic, ky fakt dëshmon se anëtarët e Asamblesë Parlamentare \"e respektojnë neutralitetin e Këshillit të Evropës ndaj statusit të Kosovës\".
Ndërsa pala kosovare ende nuk është prononcuar zyrtarisht lidhur me zgjedhjen e raportuesit të ri Agustin Conde Bajen.