Raporti për Studimin e Fizibilitetit dorëzohet me 10 tetor
Prishtinë, 27 shtator - Raporti për Studimin e Fizibilitetit do ti dorëzohet Kosovës më 10 tetor. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shefes se diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.
Zëdhënësja, Maja Kocianciq i ka thënë Radio Kosovës se vetëm pas publikimit të Studimit të fizibilitetit, pritet të merren vendime nga ana e Komisionit Evropian.
Studimi i Fizibilitetit do të publikohet më 10 Tetor dhe vendimi për hapat e mëtutjeshëm do të merret vetëm atëherë nga Komisioni, dhe me pas nga Këshilli Evropian, është shprehur Kocijanqiq për RTK.
Ndërkohë, institucionet e Kosovës presin rezultate pozitive në Raportin e Studimit të Fizibilitetit për Kosovën. Besfort Rrecaj, këshilltar i lartë politik në Ministrinë e integrimeve evropiane, pati thënë se përmbajtja e Studimit të Fizibilitetit për Kosovën pritet të jetë pozitive.