23 Dhjetor 2024

Raporti i Marty, Berisha ftoi zyrtarisht EULEX dhe Hagën për hetime

Tiranë, 13 janar - Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si racist dhe shpifës raportin e komisionerit Dick Marti për trafikim organesh ndërsa ka theksuar se qeveria shqiptare i ka dërguar një ftesë zyrtare EULEX-it dhe gjykatës ndërkombëtare të Hagës për një hetim të plotë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ushtruesin e detyrës së presidentit të Kosovës Jakup Krasniqi, kryeministri Berisha ka theksuar se qeveria shqiptare është e gatshme të bashkëpunojë me EULEX-in për një hetim të plotë të pretendimeve të ngritura në raportin e komisionerit Dick Marti.

“Ne besojmë se përgjigjja më e mirë ndaj këtij raporti racist dhe shpifës dhe kemi kërkuar hetim të plotë nga EULEX-i dhe Haga për pretendimet e Martit që nuk sjellë asgjë të re përveç akuzave të hedhura poshtë nga hetimet e mëparshme” theksoi Berisha.

Nga ana e tij ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës Jakup Krasniqi ka theksuar se të dyja vendet janë të bindur se drejtësia do të nxjerrë të vërtetën e akuzave të ngritura në raport.

“Jemi në të drejtën tonë dhe lufta jonë ka qënë e drejtë dhe ka qënë një luftë për dinjitet prandaj ka pasur edhe përkrahjen edhe të organizmave ndërkombëtare” theksoi Krasniqi.

Ai gjithashtu theksoi se beson se kordinimi i përbashkët do të jetë në shërbim të drejtësisë dhe stabilitetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)