24 Dhjetor 2024

Raporti i Martit, Replika shqiptaro-serbe në OKB

New York, 2 mars - Raporti i deputetit zviceran Dik Marti ka sunduar debatet mes Ministrit të Jashtëm serb Vuk Jeremic dhe zëvendës ministres së Jashtme shqiptare, Edit Harxhi në sesionin e Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut.

Jeremic, pasi akuzoi zyrtarët e lartë kosovarë për trafikun e organeve tha se në dijeni të tij ka qenë edhe qeveria shqiptare.

Ai ka kërkuar themelimin e një gjykatë speciale ad hoc, sic u shpreh ai, kundër disa krerëve të ish-UCK, dhe politikanëve në qeverinë e Kosovës.

Në Gjenevë, Ministri i Jashtëm serb vazhdoi propagandën kundër Kosovës përpara të pranishmëve, duke akuzuar kryeministrin kosovar, Hashim Thaci, Xhavit Halitin dhe Shaip Mujën, që sipas tij janë përgjegjësit kryesorë të trafikut të organeve dhe bosët e krimit të organizuar dhe drogës.

Jeremic ka sulmuar edhe Shqipërinë duke implikuar edhe autoritetet shqiptare në trafikun e organeve.

Ndërsa zv.ministrja e Jashtme shqiptare, Edit Harxhi tha se pala shqiptare e votoi vetë rezolutën e Parlamentit Europian dhe është e hapur për hetime për t’i dhënë fund kësaj shpifjeje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)