23 Dhjetor 2024

Raporti i Martit, delegacioni shqiptar diskuton sot strategjinë

Bruksel, 11 janar - Delegacioni i Shqipërisë në Këshillin e Europës pritet të mblidhet gjatë ditës së sotme për të diskutuar në lidhje me strategjinë që do të ndiqet në Asamblenë e Radhës së Këshillit të Europës ku tema krysore do të jetë raporti i Dik Martit për trafikun e organeve në Kosovë.

Parimisht pritet që sot të bihet dakord në lidhje me strategjinë që do të ndiqet për të rrëzuar raportin e Martit i cili sipas delegacionit shqiptar është i pabazë dhë ka për qëllim të dëmtojë imazhin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Raporti i Martit pritet te kalojë për votim në 25 janar në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës.

Mësohet se deputetët e parlamentit shqiptar kanë mbledhur kundër-fakte për raportin e Martit.

Në datën 27 janar pritet që kryeministri Berisha të ketë një seancë pyetje prej 60 minutash ku do të ketë përballë anëtarin e kësaj Asambleje Dik Marti për raportin e të cilit është shprehur tashmë, duke e cilësuar si shpifje të pabazuar në fakte.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)