Raportet me Kosovën kusht për integrimin e Serbisë në BE

Beograd, 14 tetor - Komisioneri evropian për zgjerim, Shtefan Fyle, sot në Beograd do t`ua dorëzojë zyrtarëve serb Raportin e Komisionit Evropian mbi përparimin e Serbisë në integrimet evropiane, me çrast është rekomanduar edhe dhënia e statusit të kandidatit të Serbisë për anëtar të BE.
Në prag të vizitës zyrtari evropian ka deklaruar për gazetën Veçernje novosti se Serbia ka bërë hap historik përpara me rekomandimin e KE që asaj ti ndahet statusi i kandidatit duke pasur mirëkuptim se Serbia serish do të angazhohet në dialogun me Kosovën dhe së shpejti dhe në frymën e mirë do të nis ti zbatojë marrëveshjet e arritura deri më tash.
Gjithashtu, ka thënë ai, po propozojmë hapjen e negociatave parapranuese sapo Serbia të arrijë përparim të mëtejmë në realizimin e një prioriteti kyç që e kemi identifikuar, e kjo është që të bëjë hapat e mëtejmë në normalizimin e raporteve me Kosovën në harmoni me kushtet nga Procesi i Stabilizim Asociimit.
Ai ka shtuar se zgjidhja e problemit me dialog e negociata është rrugë evropiane, dhe njëri nga objektivat e bisedimeve është që edhe Beogradi edhe Prishtina ti afrohen Evropës.