11 Janar 2025

Ramush Haradinajt i hiqet titulli qytetar nderi i Tetovës

Tetovë, 2 prill - Ish kryeministri i Kosovës, aktualisht kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk është më qytetar nderi i komunës së Tetovës.

Inspektorati shtetëror për pushtetin lokal anuloi vendimin e komunës së Tetovës, duke e cilësuar si antiligjor, me arsyetimin se është sjellë pa praninë e këshilltarëve maqedonas.

Sipas tyre, vendimi është antiligjor edhe për faktin se gjatë procedurës nuk është respektuar parimi i badinterit dhe se nuk është konsultuar komiteti për marrëdhënie ndërnacionale i komunës, transmeton INA.

Drejtori i Inspektorati shtetëror për pushtetin lokal, Vanço Shehtanski ka theksuar se ka firmosur vendimin, i cili ka hyrë në fuqi dhe i njëjti është publikuar edhe në gazetën zyrtare të Maqedonisë.

Kohë më parë, Tetova i ndau titullin qytetar nderi kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, pati theksuar se personaliteti i zotit Haradinaj parqet një nga figurat kombëtare që ka promovuar frymën e bashkëpunimit ndërshqiptarë në të gjitha viset e rajonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)