Rama shpërthen: Ndjeni lodhje për Shqipërinë dhe jo Serbinë
Amsterdam, 28 maj - Gjatë vizitës së tij në Holandë, kryeministri Rama ka mbajtur një ligjëratë në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale, kushtuar Europës dhe procesit të zgjerimit të saj.
Gjatë fjalës së tij, Rama shpjegoi se për Qeverinë që drejton integrimi evropian është ndërtimi I Europës dhe vlerave të saj në vend. Për mos dhënien e statusit të vendit kandit nga Unioni Europian Edi Rama shprehet hapur.
Nëse ky proces nuk është objektiv dhe i përcaktuar atëherë secili në çdo parlament mund të ngrihet dhe të thotë Jo Jo se ka shum prostitucion që nuk është e vërtet, ne kemi problem me trafikimin e femrave por ne nuk kemi prostitucion, prostitutat gjenden ne Unionin Europian, vetëm po ju jap një shembull\", ka deklaruar ai.
Sipas tij per të kuptuar pse e bëjnë Shqipërinë vendin e korrupsionit dhe a mund të më thoni se sërbët që kanë filluar negociatat janë më pak të korruptuar apo kanë më pak problem me korrupcionin, ka disa parametra vlerësimi dhe janë të paqarta apo jo? Më tregoni mua lodhje nga zgjërimi por si mund të ndjeni lodhje për Shqipërinë dhe jo për Sërbinë.
\"Nëse jeni të lodhur jeni ndaj të gjithëve, kur un ndiej lodhje për dikë dhe jo për dikë tjetër atëher ka dicka që nuk shkon.Më falni por kjo është qesharake vërtet qesharake pasi Shqipëria gjendet në Europë dhe e meriton të bëhet pjesë e Unionit Europian , - tha Rama