12 Janar 2025

Rama: Kosova dhe Shqipëria duhet ta intensifikojnë bashkëpunimin

Tiranë, 22 tetor - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për Deutche Wele, ka folur edhe për raportet Kosovë – Shqipëri, duke thënë se dy vendet duhet ta intensifikojnë bashkëpunimin.

Rama ka paralajmëruar se po bëhen përgatitjet për të organizuar mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, që do të mbahet në muajin nëntor në Prizren.

”Ne po përgatitemi për të organizuar mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, që do të mbahet në muajin nëntor në Prizren. Kjo është pjesë e një praktike që nuk e shpikim ne, por që e konsiderojmë shumë të vyer, dhe që përdoret nga qeveri të tjera, për të jetësuar partneritetin strategjik, marrëdhënien e miqësisë dhe fqinjësisë, që sidomos në raportin mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të ngrihet në nivel të tillë, që ta bëjë vijën e kufirit të padukshme dhe që mes dy shteteve të krijojë kushte për zhvillim ekonomik, social dhe kulturor”, theksoi ai.

Sipas tij, po bëhen përgatitje që të ketë edhe mbledhje të tjera të përbashkëta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)