Rama dhe Vuçiç dy ditë në Shkup, minishengeni ballkanik pa Kosovën
Shkup, 28 korrik - "Ballkani i ri, europian". Kjo është nisma e tre udhëheqësve të shteteve të Ballkanit Perëndimor që synojnë vënien në zbatim të "Minishengenit" dhe të lehtësirave ekonomike.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të qëndrojë për dy ditë në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, në të cilin do të marrin pjesë vendet e rajonit, por që organizohet në kuadër të krijimin të “Mini Shengenit”.
Kryeministri Zoran Zaev sot dhe nesër do të takohet në Shkup me Vuçiç dhe homologun Rama. Liderët pritet të marrin pjesë në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal të organizuar nga Odat Ekonomike të Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.
Këtij takimi pritet ti mungojë Kosova, e cila ka deklaruar se është kundër, pasi kryeministri Albin Kurti e sheh si një inciativë që i shërben më shumë Serbisë dhe jo krjimit të tregu real për Ballkanin. Kurti ka kërkuar zbatimin e CEFTA-s.