Rama: Absurd hezitimi i Brukselit për moslejim të vizave për kosovarët
Tiranë, 30 maj Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke folur në Konferencën e organizuar në Tiranë për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian (BE), e cilësoi absurd faktin e hezitimit të Brukselit për moslejimin e lëvizjes pa viza të shtetasve të Kosovës në vendet e Shengenit.
Kjo deklaratë e Ramës vjen në kohën kur Brukseli zyrtarë ende nuk e ka dhënë dritën jeshile për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, pa viza në vendet e BE-së, siç e kanë këtë shumica e vendeve.