25 Dhjetor 2024

Radikalët serbë reagojnë kundër ndarjes së Kosovës

Beograd, 23 prill - Partia Radikale Serbe ka gjykuar sot ashpër deklaratën e shefit të ekipit të Beogradit në dialog me Prishtinën, Borko Stefanoviç se “ekipi negociator serb është i gatshëm të bisedojë edhe për ndarjen e Kosovës”.

Sipas vlerësimit të kësaj partie, lideri i së cilës, Vojillav Sheshel gjendet në Hagë, kjo deklaratë “paraqet gatishmëri për njohje të hapur të të ashtuquajturit shtet i Kosovës”.

“Paralajmërojmë regjimin e Boris Tadiçit se deklarata e shefit të ekipit negociues serb paraqet shkelje brutale të Kushtetutës dhe të integritetit territorial të Serbis”, ka vlerësuar Partia Radikale Serbe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)